Massimiliano Allegri foli pas Udinese-Juventus, ndeshje e fituar nga “Zonja e Vjetër”, por që sezonin e ardhshëm do t’i duhet të kënaqet me lojën në Ligën e Konferencës, duke pasur parasysh parakalimin e Romës në renditje, pikërisht në “frymën e fundit”.
Sezoni i bardhezinjve përfundoi me vendin e shtatë në Serie A, padyshim i diktuar nga dënimi me zbritjen e 10 pikëve në klasifikim për rastin e fitimeve kapitale: “Duhet të falënderoj djemtë dhe të gjithë ata që punojnë në ‘Continassa’, sepse pavarësisht gjithçkaje ne u përmirësuam, grumbulluam 72 pikë në fushën e blertë. Në një sezon katastrofik arritëm vendin e tretë, gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe gjysmëfinalen e Ligës së Evropës”.
E ardhmja e Allegrit është shumë e qartë: “Klubi duhet të planifikojë atë që dëshiron të bëjë sezonin e ardhshëm dhe unë do të vihem në dispozicion të Juventusit. Nuk ka negociata për zgjidhje: Unë kam një kontratë 2-vjeçare dhe jam në dispozicion të klubit për të planifikuar dhe punuar me të”.
Strategjitë e verës do të ndikohen nga dështimi për të arritur në Champions League: “Duhet të shohim se sa do të kemi në dispozicion, duke pasur parasysh mungesën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ne kemi një grup të rëndësishëm lojtarësh të rinj që kanë fituar përvojë. Ka kushte për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm”.