Lionel Messi me humbje e ka mbyllur aventurën te PSG-ja.
Kampionët e Francës para tifozëve të tyre, u mundën nga Clermont, me rezultat 2-3, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Ligue 1.
Parisienët që pak ditë më parë e siguruan titullin e kampionit në Francë, duelin kundër Clermont e nisen mjaft mirë duke krijuar epërsinë prej 2-0, me një gol të Ramos (16’) dhe Mbappe (21’) nga penalltia, megjithatë, skuadra mike në të cilën titullar ishte edhe kosovari Elbasan Rashani, nuk u dorëzua dhe jo vetëm që shkriu epërsinë e nikoqirëve, por edhe fitouan këtë ndeshje të rëndësishme.
Gastien (24’), Zeffane (45’) dhe Kyei (63’), shënuan për Clermont, derisa Rashani asiston në golin e tretë.
- Advertisement -
PSG me 85 pikë e mbyll këtë sezon në vendin e parë, derisa Clermont renditet e teta me 59 pikë.