Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Manchester Unitedit.
Pas titullit të kampionit në Premier League, ‘Qytetarët’ fituan edhe trofeun e FA Kupës, duke mundur ‘Djajtë e Kuq’ (2-1), në ‘Wembley’.
Guardiola pas ndeshja tha se skuadra e tij, tani mund të mendojë për tripletën. Ai lavdëroi paraqitjen e të skuadrës së tij në përballje me Man Unitedin.
“Tani ne mund të flasim për Tripletën. Sigurisht që ne duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve si fillim. Sot kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë për qytetin tonë dhe për fansat. Nesër dhe pasnesër lojtarët mund ta bëjnë pushim. Më pas do të kemi tre ose katër seanca stërvitore për Interin. Do të udhëtojmë për në Stamboll të enjten në mëngjes pas stërvitjes. Ishte shumë e rëndësishme për ne kjo fitore sot. Kupa FA është një trofe mjaft i bukur”, tha ai.
- Advertisement -
City me 10 qershor në Stamboll do të luajë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Interin.