Manchester City dhe Manchester United, sot pasdite do të përballen në finalen e madhe të FA Kupës së Anglisë.
Dy rivalët e Mançesterit, do të ballafaqohen në ‘Wembley’ në një finale që parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë.
‘Qytetarët’ synojnë tripletën këtë sezon të garave, dhe për ta bërë këtë duhet mposhtur Unitedin, e më pas Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq, United kërkon trofeun e dytë këtë sezon të garave pas atij të EFL Cup.
- Advertisement -
Trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, beson se skuadra e tij, mund ta mposht Cityn dhe ta fitojë këtë trofe.
“Unë thashë vitin e kaluar, ne duam të rikthejmë Unitedin, por kemi një rrugë të gjatë për ta bërë”, ka thënë ai.
“Ne duam të fitojmë një kupë, nuk ka të bëjë me ndaljen e Cityt, është për të fituar Kupën. Ne kemi një mundësi të madhe”, ka thënë Ten Hag.
Fitore në finalen e FA Kupës, kërkon edhe Pep Guardiola, trajner i Cityt.
“Ajo që Manchester United po bën në pesë apo gjashtë muajt e fundit flet se është një ekip krejtësisht tjetër nga ai që u përballëm në fillim të sezonit”, ka thënë Guardiola. Është vetëm një ndeshje kështu që ne duhet të jemi më të mirë për ta fituar”, ka pohuar Guardiola.
- Advertisement -
Finalja mes Cityt dhe Unitedin luhet në ‘Wembley’ dhe fillon në orën 16:00.