Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, do të largohet nga Paris St Germain, ka njoftuar klubi francez të premtën.
Ramos kishte arritur në “Parc des Princes” si një lojtar i lirë pasi nuk kishte gjetur kompromis me Real Madridin për ta zgjatur edhe më shumë qëndrimin e tij gjashtëmbëdhjetë vjeçar në Madrid.
Qendërmbrojtësi me përvojë, i cili ka fituar Kupën e Botës, dy kampionate evropiane me Spanjën dhe një mori trofesh me Real Madridin, do të largohet nga kryeqyteti francez pas përfundimit të kontratës.
Presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, ka falënderuar Ramosin.
- Advertisement -
“Lidershipi, shpirti i ekipit dhe profesionalizmi i Sergios, të kombinuara me përvojën e tij në nivelin më të lartë, e bëjnë atë një legjendë të vërtetë të futbollit dhe ishte një nder ta kisha atë në Paris”, ka thënë ai.
Gjatë dy sezoneve të tij me klubin e Parisit, Ramos ka fituar dy tituj të Ligue 1 dhe Superkupën e Francës.