Senatori amerikan, Chris Murphy, ka reaguar për situatën në veri të vendit dhe zgjidhjen që po kërkon amerika për de-eskalim. Murphy i cili mbrëmë ka zhvilluar edhe një telefonatë me Kurtin, sot ka listuar disa hapa që sipas tij duhet të ndërmerren për të de-eskaluar situatën.
Ai ka thënë se forcat speciale të Kosovës duhet të tërhiqen nga objektet e komunave dhe Serbia merr hapa real për të ndalur protestat, të caktohen zgjedhjet e reja, akses në objektet e komunave vetëm për shërbyesit civil dhe respektim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi, përfshirë Asociacionin.
“Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar Murphy.
A few of the most important elements of de-escalation:
- Advertisement -
– Kosovo special police withdraw/Serbia takes real steps to end protests
– new elections scheduled
– access to municipal buildings limited to civil servants
– prior Serbia/Kosovo agreements honored, including ASM https://t.co/xlKsfSDtYH
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) June 2, 2023