E ardhmja e Leo Messi-t po kthehet në një rebus të vërtetë. Një ditë më parë Galtier u shpreh se “pleshti” do të luajë këtë fundjave ndeshjen e tij të fundit me PSG, por klubi reagoi shpejt duke hedhur poshtë deklaratën e trajnerit. Të gjithë mediat, mbi të gjitha në Spanjë dhe Francë flasin për një largim të sigurt, ndërsa dy janë dilemat e tij të fundit, Al-Hilal apo Inter Miami.
Ekipi i David Beckham i ofron Messit një kontratë 4-vjeçare dhe 50 milionë euro në vit. L’Equipe shkon edhe më tej duke zbuluar se Inter Miami dhe Barcelona kanë gjetur akordin ndërmjet tyre që të jap Messin në huazim për një vit, sezonin e ardhshëm.