Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të shkarkohet pas situatës së fundit të krijuar në veri dhe acarimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA. Shtoi se reflektim, derisa u ka bërë thirrje deputetëve që t’i bashkohen kërkesës së tij.“Është detyra jonë e njerëzve të Kosovës që të reflektojmë çka po na ndodhë a duhet të lejojmë që të vazhdojë mosbesimi deri në pabesi ndaj aleatëve. Kush përfiton nga kjo pos Putini, armiqtë tanë, Serbia. Për këtë arsye ju propozoj deputetë të respektuar të shkojmë me mocion dhe ta shkarkojmë qeverinë Kurti ta ndërpremë mosbesimim deri në pabesi e mashtrimin deri në tradhti”.
Kurti përmend emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri
Në Kuvendin e Kosovës që po mbahet seanca e veçantë për situatën në Veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri.
Kurti të parin e ka përmendur, Milorad Jevtiqin që ka thënë se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe
- Advertisement -
Tutje ka përmendur Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin.
Kurti ka folur edhe për personat e maskuar. Sipas tij të gjithë udhëhiqen nga Filipoviqi. Ai ka thënë se më 29 maj, Filipoviqi e kishte rrahur një serb në Leposaviq.
Kurti ka përmendur si të maskuar edhe Nikola Axhiqin (hedhje koktej molotovi), Milan Zhijkoviqin, Danilo Krivokapiqin, Jovica Lazoviqin, Nikola Radomiroviqin, vëllezërit Stefan e Dejan Nedejlkoviq, Damjan Knezheviq.
Për sulme ndaj KFOR-it, Kurti ka përmendur edhe Vladimir Radivojeviqin, Daniel Gjukiqin, Milosh Gjukiqin, Milan Tomiqin, Milan Joviqin, Peter Milosheviqin, Dejan Jevtiqin, Nikola Baldinin, Milan Zhivkoviqin, Vuk Brankoviqin, Luka Vlaskoviqin, Bozhidar Todoroviqin dhe Radish Adenoviqin si dhe Daniel Shmigiqin.
Kurti: Kompanitë e Radojiqiqit u kushtëzojnë serbëve vendin e punës me protestë të dhunshme
- Advertisement -
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shumë qytetarë serb, për shkak të kërcënimit dhe personit nga Beogradi zyrtar, janë detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve kriminale. Ai ka thënë se një kategori e protestuesve janë punëtorë të kompanive të Radojiqiqit i cili u jep ditë pushimi që të marrin pjesë në protesta të dhunshme.
Lidhur me situatën në veri, shefi i ekzekutivit ka folur në Kuvendin e Kosovës.
“Jam i vetëdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimet para objekteve janë pjesë e grupeve të tilla. Por fatkeqësisht shumë qytetarë serb për shkak të presionit dhe kërcënimit të Beogradit zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori, kategoria e parë janë këta kriminelët e mbrojtjes civile, këta janë ajo pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste, e cila e admiron Millosheviqin dhe Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme, kategoria e dytë janë ata nga administrata publike të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë, dhe kategoria e tretë janë kompanitë e Radojiqiqave dhe Veselinoviqave të cilët u japin ditë pushimi punëtorëve me kusht që me e shku në protesta të dhunshme. Pra, ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ua shkruajnë ditë pushimi”, ka thënë Kurti.
- Advertisement -
Ai ka shtuar se veprimet e institucioneve kanë qenë në përputhje me obligimet kushtetuese interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Nuk ka nevojë ta quajmë hyrje me forcë në ndërtesë sepse ajo ndërtesë është e Republikës së Kosovës, nuk hyn Policia me forcë në ndërtesë të vet, nuk hynë kryetari i komunës me forcë në ndërtesë të vet, ajo është zyra e tij:, ka theksuar ai.
Nis debati për veriun, Kurti i pari u drejtohet deputetëve
Në Kuvendin e Kosovës nisi seanca e veçantë, ku do të diskutohet për situatën e krijuar në veri të vendit. Qysh në hyrje të kësaj seanca shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kërkoi që deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit dhe qytetarëve fillimisht t’u drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sot është dita e gjashtë prej kur serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Ata po kundërshtojnë kryetarët e komunave të zgjedhur në këto komuna dhe prezencën e policëve të Kosovës pranë objekteve komunale.
Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.