PSG ka prezantuar këtë mëngjes fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Uniforma e re rikthen modelin emblematik të fillimit të viteve 2000, blu e errët, me një brez në ngjyrë të kuqe. Gjëja kurioze është se Lionel Messi shfaqet në imazhin zyrtar.
Kontrata e argjentinasit përfundon në qershor dhe me shumë gjasa ai do të largohet pas dy vitesh në klub, por fushata reklamuese është e rëndësishme për parizienët. Ata duan ta bëjnë Leon fitimprurës deri në fund.
Nëse asgjë nuk ndryshon, e shtuna do të jetë ndeshja e tij e fundit me PSG. Pritet një “Parc des Princes” i mbushur plot, sepse, pavarësisht se asgjë nuk është në lojë kundër Clermont, fundi do të shërbejë për të festuar titullin e Ligue 1, siguruar matematikisht javën e kaluar në Strasburg.
Mungon konfirmimi i lamtumirës së Messit, i cili donte të priste deri në fund të sezonit për të mos tensionuar atmosferën mes tifozëve apo të krijonte më shumë zhurmë se ç’duhej. Në çdo rast, shifrat e ish-lojtarit të Barçës nuk janë të papërfillshme.
- Advertisement -
🆕🏟️👕
Presenting our new 23/24 season 𝐡𝐨𝐦𝐞 𝐣𝐞𝐫𝐬𝐞𝐲 @nikefootball 🟥🟦
A shirt that honours the design of a classic Parisian kit and embodies the unique spirit of the French capital ✨#𝐼𝐶𝐼𝐶𝐸𝑆𝑇𝑃𝐴𝑅𝐼𝑆 pic.twitter.com/nQURugA94J
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 31, 2023