PSG është tashmë kampion i Ligue 1, megjithëse nuk përbën asnjë ngushëllim të vërtetë për projektin milioner parizien. Goli i Messit u barazua më vonë nga Kevin Gameiro për të kulmuar një titull të dobët, të parashikueshëm për muaj të tërë, pothuajse që nga fillimi i kampionatit.
Është titulli i tretë, padyshim i fundit, që ylli argjentinas arrin me PSG-së. Ky trofe e ndihmoi atë të barazojë Dani Alves si lojtarin më të suksesshëm të të gjitha kohërave (për numrin e trofeve të fituar).
Ish-kapiteni i Barcelonës barazoi rekordin e brazilianit, me 43 trofe, si futbollisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Me Barçën, ylli argjentinas ka triumfuar 35 herë: 10 La Liga, 8 Superkupa Spanjolle, 4 Champions League, 7 Kupa Mbreti, 3 Superkupa Europiane dhe 3 Botërorë për Klube.
Përveç tre trofeve që fitoi me PSG: 2 tituj të Ligue 1 dhe 1 Superkupë të Francës, me kombëtaren argjentinase ai tashmë ka grumbulluar pesë tituj: Kupën e Botës U-20 më 2005, Lojërat Olimpike 2008, “Copa América” 2021, “Finalíssima” 2022 dhe, më në fund, Kupa e Botës në Katar më 2022.
- Advertisement -
Nga ana e tij, Dani Alves, me të cilin ndante dhomën e zhveshjes te Barça, fitoi 43 trofe me skuadra të ndryshme: 1 me Bahían, 5 me Sevilla, 23 me Barçën (ndër të cilët 3 Champions League), 2 me Juventusin, 5 me PSG, 1 me Sao Paulo dhe 6 me Brazilin.
Gjithçka tregon se Leo Messi do të përfundojë më shpejt se sa vonë duke e parakaluar brazilianin dhe do të jetë lojtari i vetëm me më shumë trofe në historinë e futbollit. Ajo që nuk është e qartë është se me cilën skuadër. E ardhmja e argjentinasit është ende e pasigurt, ndonëse përveç befasisë, nuk do të jetë me PSG.