Lionel Messi është padyshim një nga futbollistët më të mirë në histori dhe të shumtë janë tifozët që ka edhe në Shqipëri.
Pikërisht për këta, do të ketë një “dhuratë” nga artisti i njohur Maksimiliano Banjasko, i cili ka zgjedhur Tiranën për të bërë një murale gjigande në godinat e reja të konvikteve pranë Universitetit të Mjekësisë, po punohet për portretit e argjentinasit dhe në fasadën e konviktit po bëhet një portret gjigand i yllit argjentinas.
Banjasko është i njohur për murale të tilla dhe pak kohë më parë, ai bëri edhe portretin e Maradonës në Napolit e në Buenos Aires, portrete këto që u bënë të famshme shumë shpejt në të gjithë botën.
Për pak kohë, gati do të jetë edhe portreti i Leo Mesit në Tiranë.