Pas analizës së zgjedhjeve, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron hapjen e procesit zgjedhor për strukturat e partisë. Në mbledhjen me kryetarët e dëgëve dhe kandidatët e zgjedhjeve të 14 Majit, ai shprehu besimin se PD mund të ringrihet pas humbjes duke riorganizuar strukturat e saj.
Teksa theksoi se me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë zgjedhjet të lira, Berisha tha se rruga e vetme kundër qeverisë ështe protesta.
“Sigurisht do ngrihemi, do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve që tashmë është i njohur Edi Rama dhe qeveria e tij. Kam besim se demokratët janë të gatshëm, se mbi 500 mijë idealistë që në këto kushte qëndruan të pamposhtur do t’i japin kthesë vendimtare vendit.”
PD po mbledh provat për të vërtetuar akuzat e saj për manipulim të zgjedhje dhe më pas nëpërmjet një raporti do i dorëzojë në organet e drejtësiseë dhe në institucionet ndërkombëtare.