Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Ulet numri i protestuesve në tri Komunat në Veri të Kosovës
Lajme

Ulet numri i protestuesve në tri Komunat në Veri të Kosovës

Published 29/05/2023
Share
SHARE

Gazetarët e RTK-së të shpërndarë në tri komunat e Kosovës në veri të vendit, raportojnë për situatë të qetë Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq, ndonëse gjendja mbetet e tensionuar dhe me disa incidente të vogla.

Zubin Potok

Kështu, në Zubin Potok, gazetarja Elmina Osmani, raporton se ka rënë ndjeshëm numri i pjesëtarëve të strukturave paralele,  të pranishëm para ndërtesës së komunës.

Ndonëse më herët, strukturat paralele kishin aktivizuar edhe alarmin për të shkaktuar panik dhe për të grumbulluar më shumë qytetarë, interesimi për t’iu bashkangjitur ka rënë dhe tani para komunës shihen vetëm disa prej tyre.

- Advertisement -

Ndërkohë, Policia e Kosovës është duke monitoruar situatën.

Leposaviq

Në komunën më veriore të Kosovës, ndryshe nga orët e para të mëngjesit, tani situata është shumë më e qetë.

Në protestën e thirrur e të drejtuar nga strukturat paralele e në të cilën morën pjesë edhe drejtues të Listës Serbe, tanimë pjesëmarrësit thuajse janë shpërndarë.

Para ndërtesës së komunës së Leposaviqit ka një numër të vogël protestuesish, kurse policia dhe KFOR-i po monitorojnë situatën.

- Advertisement -

Është raportuar se brenda komunës, është kryetari Lulëzim Hetemi i cili ka hyrë që në orët e hershme të mëngjesit, por pavarësisht përpjekjeve, RTK nuk ka mundur ta konfirmojë një informacion të tillë.

Sidoqoftë, gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda, raporton se të revoltuar, disa pjesëtarë të strukturave paralele, kanë vizatuar katër ‘C’ mbi automjetet e dy ekipeve mediatike nga Prishtina.

Megjithatë, nuk raportohet për gazetarë ose staf teknik të lënduar.

- Advertisement -

Zveçan

Edhe në Zveçan situata është qetë. Atje ka pasur disa incidenteve siç është vizatimi i shenjës ‘Z’, simbolit të Rusisë në luftën ndaj Ukrainës, mbi veturat e KFOR-it amerikan.

Gjithashtu, në disa raste, është bërë  dëmtimi i simboleve amerikane në këto vetura nga ana e pjesëtarëve të strukturave paralele serbe të pranishme në protestë.

Siç raporton gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, në orët e pasdites, është regjistruar edhe një incident tjetër, kur pjesëtarë të strukturave paralele serbe, i kanë shpuar gomat e një autoblindi të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.  

KosPress Portal 29/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti
Lajme 19/05/2025
Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave
Sport 19/05/2025
Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin
Lajme 19/05/2025
Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025
Lajme

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses

19/05/2025
Lajme

Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?