Tashmë takimi i ftuar nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier me katër kryetarët e komunave të Kosovës në pjesës veriore të republikës, ka filluar në Zyrën e BE-së në Prishtinë.
Megjithatë, ftesës së kreut të diplomacisë amerikane në Kosovë u janë përgjigjur pozitivisht vetëm dy kryetarët e komunave të zgjedhur nga PDK.
Siç njofton gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, në takim, prezent janë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci.
Megjithatë, në takim mungojnë kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe Lulëzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
- Advertisement -
RTK ka provuar të kontaktojë dy kryetarët që mungojnë në këtë takim, por kjo ishte e pamundur.
Ndërkohë, pjesë e këtij takimi është edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.