Presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Turqisë.
Kjo ishte hera e dytë që qytetarët e Turqisë dolën në zgjedhje brenda pak ditëve, pasi hera e parë nuk nxori fitues. Më 14 maj Erdogan kishte fituar 49.52 për qind të votave, derisa kundërkandidati i tij Kemal Kılıçdaroglu kishte fituar 44.08 për qind.
“Fituesja e vetme është Turqia”, ka thënë Erdogan duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Stamboll.
Rezultatet përfundimtare zyrtare ende nuk janë publikuar.