Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka arritur në Kosovë.
Cramon pritet të takohet me krerët e shtetit, po ashtu me përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-in.
Në një postim në Twitter ajo ka dënuar dhunën dhe veprimet në veri të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje gjitha palëve për përmbajtje. Ajo po ashtu ka bërë thirrje që të zbatohen gjitha marrëveshjet e arritura.
“Kam filluar vizitën në Kosovë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat për të marrë më tepër informata për situatën e djeshme në veri dhe zhvillimet aktuale, para se të takohem me zyrtarët qeveritarë, me KFOR-in, EULEX-in dhe serbët e Kosovës në Mitrovicë. Unë i dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Duhet frenim nga dyja palët dhe përkushtim i plotë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe zbatim i menjëherë i marrëveshjeve të arritura. Përkrahje e plotë për Miroslav Lajçakun në angazhimin e tij”, ka shkruar ndër tjera Von Cramon./21Media