Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka po i jep fund aventurës në ligën më të fortë në botë, Premier League.
Fabrizio Romano, gazetari italian shkruan se mesfushori shqiptar nesër do ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Arsenalit, shkruan LIG Sport.
Xhaka tashmë ka arritur një marrëveshje me ekipin nga Bundesliga, Bayer Leverkusen që menaxhohet nga legjenda e futbollit spanjoll, Xabi Alonso.
Detajet e kontratës ende nuk janë bërë të ditura, por Xhaka do të largohet nga “Topçinjtë” menjëherë pas ndeshjes së fundit, të dielën.
- Advertisement -
Mesfushori 30-vjeçar ishte transferuar gjatë vitit 2016 për 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.
Me Arsenalin Granit Xhaka fitoi dy tituj të rëndësishëm gjatë këtyre viteve, si FA Cup.
Granit Xhaka, expected to play his final game as Arsenal player on Sunday then he will complete his permanent move to Bayer Leverkusen. ⚪️🔴👋🏻 #AFC
Final details to be sorted next week but deal almost agreed as revealed two weeks ago. pic.twitter.com/P7e5tZSldM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 26, 2023
- Advertisement -