Anna Kasprzak, olimpiste në “Londër 2012” dhe “Rio 2016”, është vendosur mbi Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin në një renditje të veçantë të sportistëve me më shumë trashëgimi. Ajo ka një pasuri që arrin një miliard euro, më shumë se Cristiano Ronaldo dhe Messi së bashku.
E katërta në Lojërat Olipmike të Londrës, të ardhurat e saj vijnë kryesisht nga fakti se zotëron, së bashku me vëllain Andre dhe nënën e saj Hanni, markën daneze të këpucëve ECCO, me shitje 1.46 miliardë dollarë.
Kompania u themelua nga gjyshi i Kasprzak, Karl Toosbuy, në vitin 1963. Aktualisht ajo ka një prani filialesh në më shumë se 90 vende. Biznesi i 33-vjeçares Anna Kasprzak përfshin gjithashtu një markë veshjesh në Haderslev, Danimarkë.
Në krahasim, vlerësohet se pasuria e Messit është rreth 550 milionë euro, ndërsa e Cristiano Ronaldos mund të arrijë në 370 milionë euro. Portugezi pa që të ardhurat e tij të rriten në fillim të vitit 2023, kur nënshkroi për Al-Nassr.
- Advertisement -
Anna Kasprzak filloi të hipte në kalë në moshën 4 vjeçare duke ndjekur gjurmët e nënës dhe vëllait të saj. Në “palmaresin” e saj janë disa fitore në Kupën e Botës së hipizmit.