Manchester United po përgatit një ofertë joshëse për yllin e Tottenham, Harry Kane.
“Djajtë e Kuq” janë jashtëzakonisht të etur për të shtuar kapitenin e Anglisë, të cili duan të transferojnë në ‘Old Trafford’ gjatë kësaj verë.
United beson se Kane do ta kompletonte në mënyrë të përkryer sulmin e skuadrës së Erik ten Hag për edicionin e ardhshëm.
Kane me ‘Spurs’ ka kontratë vetëm edhe një vit dhe anglezi thuhet se nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Tottenhamin.
- Advertisement -
Sipas “The Guardian”, United tashmë është duke përgatitur ofertën e parë në adresë të Tottenhamit për Kane.
Tek Man United besojnë se sulmuesi i ‘Tre Luanëve’ do të kushtonte më pak se sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, kartoni i këtij fundit thuhet se kap shifrën mbi 130 milionë funte.