Gjykata Federale e Apelit ka marrë vendimin përfundimtar për çështjen e problemeve me balancat te Juventusi. Për këtë arsye, bardhezinjtë dënohen me 10 pikë në klasifikim.
“E thirrur nga Collegio di Garanzia dello Sport për të rinovuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën ‘çështja e fitimeve kapitale’, Gjykata Federale e Apelit ka sanksionuar klubin bardhezi me dhjetë pikë dënimi në renditje.
Gjykata gjithashtu liroi nga akuzat e ngarkuara Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano” – Shkruhet në njoftim. Mbledhja e zhvilluar ditën e sotme ka zgjaur për orë të tëra dhe diskutimet kanë qenë të shumta. Disa anëtarë mendonin se duhej zbritur 15 pikë, disa mendonin 11 pikë, ndërsa në fund u vendos përfundimisht për -10 pikë. Në fakt, gjithçka ka shkuar sipas planit, pasi publikimi i vendimit u dha sicc duhet: përpara ndeshjes Empoli-Juventus. Kështu, me rënditjen e re, ekipi i Allegrit ka 59 pikë në rënditje dhe gjendet në vendin e tetë. Kualifikimi në Europë mbetet një mision i vështirë, duke parë edhe konkurencën e madhe.