Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në shënimin e 15-vjetorit e marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare shtoi se dy shtet ndajnë vlera të njëjta.
Ambasadori tha se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.
“Përderisa ne po festojmë është duke ndodhur një luftë në Ukrainë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e kolegëve të mi që i falënderoj”, tha ai.
Në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri Albin Kurti i cili tha se Gjermania e ka ndihmuar shumë Kosovën.
- Advertisement -
Fushat sipas të cilit shteti gjerman ka përkrahur Kosovën janë arsimi, energjia e sundimi i ligjit.
Ai rikujtoi se Gjermania ka njohur Kosovën dhe ishte ndër vendet e para.
“Miqësia jonë do të thellohet, dhe falënderoj edhe pjesëtarët e KFOR-it që i kemi pjesë të mbrojtjes dhe sigurisë për vendin tonë”.