Ditët e fundit është krijuar debat në opinionin publik në lidhje me një deklaratë të tenistit serb, Novak Djokoviç dhe kundërpërgjigjes së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ish-i dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili ka bërë thirrje që “të ndalohen zënkat”.
“Mos e politizoni pagëzimin e fëmijëve. Zbatoni të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe shikoni përpara.” – ka shkruar ai tutje. Në fund, Grenell ka kërkuar që të krijohen vende pune për të rinjtë pasi që “populli i Ballkanit meriton paqe dhe prosperitet”, shkruan Express. “Dua të shkoj në Kosovë me bashkëshorten time Jelena, për t’i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin tetëvjeçar dhe Tarën pesëvjeçare.
E di se kjo temë është shumë e ndjeshme”, u shpreh Djokoviç para disa ditësh. Ministri Çeku reagoi në rrjetin social në Twitter duke shkruar: “Pa vaksinë nuk mund të hysh.”