Një lajm i mirë vjen për Kombëtaren e Shqipërisë.
Mbrojtësi Berat Gjimshiti, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e kuqezinjve për sfidat e qershorit.
Gjimshiti ishte lënduar në përballjen e fundit mes Atalantës dhe Salernitanës, por sipas medieve italiane, nuk bëhet fjalë për një lëndim serioze.
Shtatlarti, në seancat e fundit është integruar me grupin, duke rritur mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës që në përballjen e kësaj fundjave me Veronën.
- Advertisement -
Shtatlarti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës, por gjatë këtij sezoni ka pasur disa herë shqetësime fizike.
Gjimshiti të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për dy ndeshjet e muajit qershor.