Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > 10 futbollistët më të çmuar, që mund të merren falas në fund të sezonit
Sport

10 futbollistët më të çmuar, që mund të merren falas në fund të sezonit

Published 18/05/2023
Share
SHARE

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka bërë një “skaner” të lojtarëve të njohur, të cilëve iu përfundojnë kontratat në fund të këtij sezoni dhe të interesuarit mund t’i marrin falas nga 1 korriku. Ka prej tyre që janë në negociata rinovimi me klubet aktuale, por shumica e kanë pohuar vetë se kërkojnë destinacione të reja.

Njëri prej tyre është edhe Lionel Messi, fjala vjen, që mund të kthehet te Barcelona ose të shkojë në Arabinë Saudite për shuma stratosferike parash (400 milionë dollarë në sezon). Ja shkrimi i plotë i medias në fjalë spanjolle:

“Ka shumë futbollistë të mirë, që iu mbarojnë kontratat më 30 qershor. Mes tyre janë Leo Messi dhe Karim Benzema, por ka shumë të tjerë që duke qenë lojtarë të mëdhenj nuk e kanë të saktësuar të ardhmen e afërt. “Mundo Deportivo” ka shqyrtuar 10 lojtarët që kanë vlerën më të lartë në treg, sipas faqes së internetit të Transfermarkt, dhe mund të merren falas.

Milan Skriniar – Inter (60 milionë euro)

- Advertisement -

Qendërmbrojtësi sllovak është me vlerën më të lartë në treg nga të gjithë ata që iu skadon kontrata në qershor. Është përfolur shumë për të ardhmen e tij të mundshme te PSG, thuhet se është mbyllur marrëveshja verbale mes palëve, por ende nuk është zyrtarizuar.

Leo Messi – PSG (45 milionë euro)

E qartë është se ylli argjentinas nuk do të vazhdojë te PSG mbas këtij sezoni. Prej aty ka mundësi që të rikthehet te Barça, nëse llogaritë financiare nuk i tejkalojnë rregullat e “fair play financiar” dhe të La Liga-s.

Karim Benzema – Real Madrid (35 milionë euro)

Gjithçka tregon se Benzema do të rinovojë me Real Madridin, por deri më sot nuk e ka bërë këtë gjë. Sigurisht që largimi i tij do të ishte një ‘bombë’.

- Advertisement -

Marcus Thuram – Gladbach (32 milionë euro)

Në moshën 25-vjeçare, ai ka arritur një pjekuri futbollistike për të cilën meriton të bëjë kapërcimin drejt një ekipi me aspirata të mëdha. Kështu do të jetë, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë francezi.

Evan Ndicka – Eintracht Frankfurt (32 milionë euro)

- Advertisement -

Një nga qendërmbrojtësit me të ardhmen më premtuese në futbollin europian. I shpejtë, del mjaft mirë me topin dhe mëngjarash. Lojtar i madh.

Adrien Rabiot – Juventus (30 milionë euro)

Mesfushori francez, ndoshta më produktivi te bardhezinjtë në këtë sezon, nuk e ka aspak të qartë nëse do të vazhdojë apo jo te Juventusi.

Jui Tielemans – Leicester (30 milionë euro)

Një nga yjet e çmuara të merkatos së ardhshme. Ai nuk do të vazhdojë te Leicester City dhe me siguri do t’i bashkohet një ekipi me aspirata më të larta.

Daichi Kamada – Eintracht Frankfurt (30 milionë euro)

Kontrata e tij me Eintracht Frankfurt përfundon dhe do të nënshkruajë me ndonjë klub tjetër. Sipas të gjitha gjasave, Borussia Dortmund është një hap para të tjerëve për të siguruar shërbimet e mesfushorit japonez.

Konrad Laimer – Leipzig (28 milionë euro)

Pasi u dallua te Leipzig, në moshën 25-vjeçare e përfundon kontratën e tij dhe synon të nënshkruajë me një klub tjetër të madh. Një opsion mjaft i mirë për ta marrë atë falas.

Wilfried Zaha – Crystal Palace (27 milionë euro)

Crystal Palace nuk do të jetë në gjendje ta mbajë atë. Zaha do të nënshkruajë për një klub të ri, që luan në Kupat e Europës. Ai ka qenë i lidhur me Barçën.

KosPress Portal 18/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti
Lajme 19/05/2025
Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave
Sport 19/05/2025
Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin
Lajme 19/05/2025
Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

19/05/2025
Sport

Barcelona fiton La Ligan: Festa nis në Kataloni!

16/05/2025
Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?