Kupa e Botës 2026 ka nisur. Në Los Angelos u prezantua logoja dhe sllogani i kompeticionit gjatë një eventi të organizuar nga FIFA ku të pranishëm ishin përfaqësues të vendeve organizatore (Canada, Messico e Stati Uniti) dhe legjenda të futbollit.
Në këtë edicion ndryshe nga të gjithë të tjerët logoja do të ketë brenda trofeun e vërtetë të pasqyruar, i cili po për herë të parë do të shoqërohet nga viti kur do të mbahet turneu.
Logoja e re është shoqëruar edhe nga sllogani “We are 26” (“Ne jemi 26”).
“Kupa e Botës FIFA 2026 do të jetë një festival futbolli, i cili do të dërgojë në nivele të tjera këtë sport në rajonin CONCACAF. Me 104 ndeshjet, të cilat do të zhvillohen në 16 qytete në Kanada, SHBA dhe Meksikë”, tha zëvendëspresidenti i FIFA-s dhe presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani.