Messi thuhet se është i hapur për një rikthim në Barcelonë, të cilët janë shumë të interesuar për të ri-nënshkruar ish-yllin e tyre. Megjithatë, duket se argjentinasi nuk është i vetmi sulmues i PSG-së që dëshiron të kthehet në Kataluni këtë verë.
Sipas Relevo, Neymar Junior dëshiron të kthehejt në Barcelonë, megjithëse për momentin, ai e kupton se është një ëndërr e pamundur për shkak të situatës së pasigurt financiare të klubit.
Neymar ishte mysafir i skuadrës së Barcelonës në festën e tyre për titullin kampion në La Liga të Spanjës.
Kanë qarkulluar shumë lajme se PSG po kërkon të shesë Neymarin gjatë kësaj vere. E nuk përjashtohet mundësia që edhe braziliani të kthehet tek Barça, pasi edhe në vitin 2019 ishte shumë pranë rikthimit tek klubi blaugran.