Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ditën e sotme. Pesë adoleshentë janë përfshirë në një konflikt me thika dhe për pasojë ka vdekur një 15-vjeçar.
Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) i përfshirë në konflikt, konkretisht E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.