Derisa në Bruksel po mbahej takimi midis kryenegociatorëve, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kërkoi nga Kosova dhe Serbia t’i mbahen zotimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ku bënë pjesë edhe themelimi i Asociacionit.
“Kosova është zotuar që të filloj procesin e themelimit të Asoaciacionit. Serbia gjithashtu duhet të filloj me implemtimin e detyrimeve të veta. Ne presim se nuk do ta kundërshtoj Kosovë në anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe t’i njeh dokumentet. Pas marrëveshjes së Ohrit fokusi është në zbatimin e saj. Palët duhet të zbatojnë dispozitat nëse kanë qëllim që të anëtaresohen në BE. Mos zbatimi i marrëveshjes do të ketë pasoja”.
Për Ambasadorin e Francës, Oliver Guerot, implementimi i marrëveshjes së Ohrti është në interes për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se themelimi i Asociacionit është në interes për serbët e Kosovë.
“Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është një mundësi e mirë mos e humbisni. Është në interes të Kosovës dhe të Serbisë. Themelimi i Asociacionit është në interes jo vetëm për serbët, por për të gjithë Kosovën. Kemi elemente pozitive për të gjithë në marrëveshjen e Ohrti. Mos të fokusohemi se kush po e shkelë marrëveshjen sepse BE-ja nga afër po e përcjellë zbatimin e saj. Koosva duhet të angazhohet në formë konkrete në themelimin e Asociacionit”.
- Advertisement -
Ambasadorët e vendeve të BE-së e shohin terrenin e vështirë për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, derisa u tha se ka retorikë nga palët që çon në ngritjen e tensioneve. Ambasarori i Suedisë, Jonas Ëesterlund, kërkoi nga palët që të mos e akuzojnë njëra tjetrën dhe të krijojnë dialog në mirëbesim.
“Të dyja palët duhet të kalojnë më pak kohë duke akuzuar njëra tjetrën që ta lëjnë Brukselin të merret me pjesën e mos implementimin e marrëveshjes. T’i japim kompromis arritjes së rezultateve”.
Për përfaqësuesit e pushtetit Serbia është fajtore për nxitjen e tensioneve në proces të dialogut si shkelëse e marrëveshjes së Ohrit. Sekretari i përgjithshëm i VV-së Alim Rama, duke iu përgjigjur edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për themelimin e Asociacionit, tha se draft statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues është i papranishëm.
Alim Rama, sekretar i përgjithshëm i VV-së
“ pika e shtatë e marrëveshjes flet për vetmanaxhim të komunitetit serb…statuti që u prezantua në mbledhjen e fundit në Bruksel nuk ka pasur në asnjë nen që përmendet republika serbe….aty po flitet për një entitet që nuk ka të bëjë me rendin kushtetues në Kosovë…”
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se duhet të themelohet Asociacioni. Kritikoi Qeverinë për mos qartësi të themelimit të Asociacionit.
- Advertisement -
“Me ni nuse dy dhëndur nuk mund ti zëdhë. Përderisa Qeveria nuk del me një qëndrim deputetet e shumicës dalim me qëndrim kundërshtues dhe kjo shkakton amulli tek qytetarët…”
Përfaqësuesi i Iniciativës qytetare serbe, Aleksandar Arsenijevic, kërkoi sa më shpejtë të themelohet Asociacioni. Pati pretendime edhe sa i përket qasjes agresive të Policisë së Kosovës në veri të vendit
“Qytetarët e keqtrajtuar nga ana e Policisë shkojnë të raportojnë në Inspektorat Policor të Kosovës, por nuk kanë besim sepse nuk shohin rezultate në terren se nuk ka sanksione ndaj Policëve..”
- Advertisement -
Ambasadorët e vendeve të BE-së pjesëmarrës në tryezë i bënë thirrje Qeverisë që të mos marrë vendime të njëanshme për hapjen e urës së Ibrit. Sipas tyre, kjo cështje duhet të diskutohet në proces të dialogut.