Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tash e sa kohë po kërkon nga Prokuroria Speciale që të merret me disa prona që i takojnë kësaj ministrie, e ku Peci po pretendon se ka pasur dallavere dhe shkelje të shumta në momentin kur janë lidhur kontratat me disa operatorë privatë dhe zyrtarëve të kësaj ministrie për dhënien me qira të pronës së kësaj ministre. Peci i është drejtuar Prokurorisë Speciale të Kosovës me një dosje të tërë e që mbanë datën 1 dhjetor të vitit 2022, e ku aty ka disa dokumente e kontrata, për të cilat kreu i kësaj ministre thotë se kontratat janë lidhur jashtëligjshëm. Në Prishtinë, Pejë e vende të tjera, Peci po pretendon se në pronat që i takojnë kësaj ministrie, pati dallavere në dokumente dhe procedura, ku prona ose toka u dhanë me qera për disa biznese të ndryshme.
Por, përveç disa objekteve që momentalisht po shfrytëzohet nga operatorë të ndryshëm privatë, Peci ka telashe edhe me objektin, ku gjendet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ku objekti është pronë e ministrisë së Bujqësisë.
E për krejt dyshimet se ka pasur në kontrata të nënshkruara në kundërshtim me ligjin, Faton Peci në dosjen e dërguar në Prokurorinë Speciale ka përmendur disa emra.
Kapllan Halimi, ish sekretar i MBPZHR , drejtorin e Institutit Bujqësor të Kosovës ( IBK) dhe zyrtarë të tjerë në këtë ministri.
- Advertisement -
“Duke u bazuar në shkeljet e kryera nga ana e Drejtorit të Institutit Bujqësor të Kosovës ( IBK) z. Fehmi Geci , mosrespektimin e detyrave dhe përgjegjësive të punës përfshi dëmtimin e pasurisë shtetërore dhe përdorimin e saj jashtë përcaktimit zyrtar, na lejoni të ju njoftojmë si vijon si dhe njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të hetoni rastet në fjalë”. Kështu nis dosja që vetë ministri i Bujqësisë e ka nisur në Prokurorinë Speciale të Kosovës.