Paul Pogba pritet të mungojë në ndeshjet e mbetura të Juventusit të edicionit 2022-23, pasi mori diagnozën për lëndimin e kofshës që e pësoi, të dielën, gjatë fitores 2:0 ndaj Cremoneses.
Juve lëshoi një deklaratë të shkurtër në faqen e klubit të hënën pasdite, duke zbuluar se francezi ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë dhe se procesi i rehabilitimit tashmë ka filluar.
Lëndimi nuk është i parëndësishëm, por për fatin e mirët të Pogba-s, është më pak i rëndë se sa ishte menduar fillimisht.
Sipas SportMediaset, periudha e zakonshme e pushimit për një lëndim të tillë zgjat deri në 20 ditësh, prandaj duke pasur parasysh se sezoni aktual në Seria A mbyllet më 4 qershor, atëherë nuk ka gjasa që Pogba të paraqitet më për Juventusin në këtë edicion.
- Advertisement -
Kësisoj, Pogba do t’i mungojë Massimiliano Allegrit edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Sevillas, që zhvillohet të enjten në mbrëmje.