Brighton & Hove Albion i ka dhënë fund ëndrrës së Arsenalit për t`u shpallur kampion i Premier Leagues.
Në ndeshjen e xhiros së tridhjetë e gjashtë Arsenal është mposhtur në shtëpi nga Brighton me rezultat 0-3.
Pjesa e parë njohu disa raste, por rrjetat nuk u prekën.
Në pjesën e dytë mysafirët e kishin më seriozisht.
- Advertisement -
Enciso (51′), Undav (86′) dhe Estupinan (90 + 6′) kanë realizuar për skuadrën e trajnerit Roberto De Zerbi.
Humbja e sotme e lë Arsenalin në vendin e dytë me 81 pikë, katër larg liderit të ligës, Manchester City, që i duhen vetëm tri pikë për të fituar titullin e tretë radhazi.
Brighton ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me pesëdhjetë e tetë pikë dhe me një ndeshje më pak.