Chelsea është në bisedime me Mauricio Pochettino për të marrë postin e trajnerit në fund të sezonit.
Sipas agjencisë së lajmeve PA, një marrëveshje ende nuk është nënshkruar, por Pochettino po i afrohet rolit të tij të parë që nga largimi nga Paris St Germain, duke pasuar trajnerin e përkohshëm Frank Lampard.
“Blutë” që kanë pasur një edicion zhgënjyes duke zënë vetëm vendin e njëmbëdhjetë në tabelën e Premier Leagues kanë edhe tri ndeshje: kundër Manchester Cityt, Manchester Unitedit dhe Newcastles.
Graham Potter u shkarkua në prill. Ai u largua pas shtatë muajve ani se kishte një kontratë pesëvjeçare.
- Advertisement -
Pochettino për një periudhë pesëvjeçare kishte qenë trajner i Tottenhamit, ku më 2019 i kishte udhëhequr “Spurs” në finalen e Champions League.