Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se të gjithë maturantët që pësuan aksident sot në Kosovë janë kthyer pranë familjeve të tyre.
Ai tha se maturantët e Shkollës së Mesme Teknike “Presheva”, tashmë ndodhen në shtëpi.
“Shqetësimi që kishim për ta tashmë u lehtësua sepse të gjithë janë mirë dhe pranë familjeve të tyre. Zoti i ruajt, çdoherë”, shkroi Arifi, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se mesditën e sotme, në një aksident të ndodhur në mes një kamioni, autobusi që po bartte maturantë nga Presheva dhe një veture, mbeten të lënduar 30 persona.
- Advertisement -
Prej 30 të lënduarve, 13 morën tretman mjekësor në QKUK, ku shtatë prej tyre ishin nxënës, e të cilët menjëherë u liruan për në shtëpi.