Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillojnë të punojnë me homologët ukrainas brenda pak javësh për të mbledhur prova dhe për të identifikuar individët e përfshirë në sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, të cilët mund të ndiqen penalisht për krimin e agresionit, i tha Zërit të Amerikës një diplomate amerikane.
Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillojnë të punojnë me homologët ukrainas brenda pak javësh për të mbledhur prova dhe për të identifikuar individët e përfshirë në sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, të cilët mund të ndiqen penalisht për krimin e agresionit, i tha Zërit të Amerikës një diplomate amerikane. “Bazuar në standardet më të larta të mundshme, drejtësia duhet të vihet në vend”, tha ajo.
Qendra e re, që do ta ketë selinë në Hagë, është pjesë e grupit këshillues për krimet e mizorive që u krijua në maj të vitit 2022, për të mbështetur Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në hetimet dhe ndjekjen penale të krimeve të konfliktit, sipas faqes në internet të Departamentit të Shtetit.