Biznesmeni britanik Sir Jim Ratcliffe është më afër se kurrë blerjes së ekipit anglez Manchester United.
Sipas të përditshmes The Times familja amerikane Glazer dhe bashkë pronarët e tjerë amerikan janë gatshëm të futen në detaje për marrëveshje me miliarderin britanik.
Besohet se me shitjen e Manchester United do të thyhet rekordi botëror në këtë drejtim.
Shifra e shitjes që është përmendur është afër 7 miliard euro.
- Advertisement -
Në garë për blerjen e Manchester United është edhe Sheikh Jassim bin Hamad al-Thani nga grupi i Katarit që ofertën e fundit e ka dërguar në vlerën prej gati 6 miliard eurove.
Faktor kryesor në mbylljen e marrëveshjes besohet të jetë fakti se Ratcliffe i ka mundësuar vëllezërve Glazer që ta ruajnë 20% të pronësisë së klubit.