Aurelien Tchouameni pritet të jetë ‘viktimë’ e planeve të mëdha që ka presidenti i Real Madridit, Forentino Perez në afatin kalimtar të verës.
Sipas asaj që raporton revista e specializuar e futbollit “Four Four Two”, Florentino Perez planifikon që në afatin kalimtar të verës të sjellë në “Santiago Bernabeu” Jude Bellingham. Madje, thuhet se ky transferim tashmë është kompletuar. Gjithashtu, do të vazhdojnë përpjekjet e kreut të Realit për të bindur Kylian Mbappen që të kalojë në Madrid.
Perezit i duhen rreth 300 milionë euro për të kryer këtë transferim, prandaj një pjesë të parave synon që ta sigurojë me transferimin e Tchouameni. Ky i fundit arriti në Madrid nga Monaco verën e kaluar, për shumën e 80 milionë eurove, por nuk i përmbushi pritjet dhe nuk arriti të afirmohej pranë veteranëve Modric dhe Kroos.
Tchouameni e ka nisur mirë edicionin, por ra tërësisht pas Botërorit dhe me gjasë ndikim të madh pati penalltia e humbur në finale ndaj Argjentinës.
- Advertisement -
Megjithatë, Tchouameni mund të përfundojë te një tjetër skuadër e madhe, pasi Liverpool ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Jurgen Klopp beson se francezi do të ishte një përforcim ideal për skuadrën e tij, teksa mediat raportojnë se tashmë Reali dhe Liverpooli i kanë nisur negociatat.