Megjithatë, një mbrëmje magjike ishte ajo që përjetoi San Siro. Milani dhe Interi sfiduan njëri-tjetrin, njëzet vjet më vonë, në një Euroderbi që në aktin e parë dëshmoi se skuadra e Inzaghit kishte të drejtë, por për të cilën ndeshja e kthimit ende duhet të luhet.
Pak para fillimit të ndeshjes një moment emocionues ka përjetuar edhe Paolo Maldini, protagonist i një minutazhi zbavitës me Thierry Henry të lidhur me mikrofonat e CBS Sports Golazo.
Në fakt, ish-futbollisti ka dashur t’i bëjë një zbulim të vërtetë Maldinit: “Ju lutem, mos më bëni të flas italisht sepse ajo që duhet t’ju them është shumë e rëndësishme dhe nuk kam pasur rastin ta bëj kurrë më parë. Kemi luajtur kundër njëri-tjetrit në vitin 1998, kur hyra dhe kuptova se do të luaja në të djathtë, në krahun tuaj, u tremba për atë që përfaqësonit dhe për mbrojtësin që ishit”, tha francezi i cili më pas vazhdoi:
“Për mua, nëse është e mundur, personi është edhe më i mirë se lojtari. Është privilegj të të kemi sonte me ne dhe mendoj se je aty për shkak të mentalitetit fitues”.