Roma i nis mbarë gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa mori fitoren minimale 1-0 ndaj Bayer Leverkuen në “Olimpico”.Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që tentuan të gjenin golin, por në fund ky fraksion u mbyll me porta të paprekura.
U deshën plot 63 minuta lojë që të vinte goli i parë i këtij takimi. Bove ndezi festën në “Olimpico” duke kaluar italianët në avantazh, ndërsa gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Abraham.Pavarësisht se gjermanët bënë një lojë të bukur dhe tentuan në disa raste të gjenin rrugën drejt rrjetës, fati nuk ishte në anën e tyre dhe tashmë iu duhet të përmbysin këtë rezultat pas një jave në “BayArena”.
Ndërsa në takimin e dytë atë mes Juventus dhe Sevilla, spanjollët diktuan ritmin, por në fund sfida u mbyll me barazimin 1-1.Fraksioni i parë ishte shumë i fortë, megjithatë spanjollët ishin ata që diktuan ritmin në pjesë kryesore.
Gjatë një kundërsulmi, në minutën e 26’ i asistuar nga Ocampos, En Nesyri gjeti rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Szczesny-t.Përtej përpjekjeve nga ana e vendasve, Sevilla ia doli që ta mbyllte me rezultatin 0-1 pjesën e parë.
Edhe në fraksionin e dytë Sevilla diktoi ritmin, por në fund, një gol i Gatti në minutën e 90+7′ do t’u jepte barazimin vendasve, me fatet që do të vendosen pas një jave në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.