Saga e gjatë e blerjes së Manchester United mund të jetë drejt fundit, me Sir Jim Ratklif që thuhet se është identifikuar si oferta e preferuar.
Ratklif thuhet se është zhvendosur në pjesën e përparme të radhës pasi familja Glejzers do të preferonin t’i shisnin atij shumicën e Junajtedit, në vend që të ndaheshin me të gjithë klubin në një marrëveshje me sheikh Jasim. Pavarësisht se nuk ka ndryshme në asnjërën nga marrëveshjet, me shefin ekzekutiv Riçard Arnold që pritet të largohet, Joel dhe Avram Glazer do të ruajnë aksionet e tyre, nëse Ratklif merr frenat, ndërsa katër vëllezërit e motrat e tjera do të nxjerrin në dorë aksionet e tyre.
Oferta e Jassim është më e madhja për sa i përket pagesës me para në dorë, me 5 miliardë paund, por oferta e Ratklif për 50% të Man. Junajtedit e vlerëson klubin me afro 6 miliardë paund dhe kështu do të preferonte britanikun se sa të shiste komplet aksionet.