Milot Rashica, futbollisti i kombëtares së Kosovës po kalon një sezon fantastik me klubin turk, Galatasaray. Por, kontrata e futbollsitit kosovar me klubin nga Superliga e Turqisë skadon në fund të muajit qershor. Megjithatë, në Turqi mediat e bëjnë të sigurt që Rashica do të vazhdoj me Galatan edhe për disa vite tjera.
Ai është i huazuar nga Noruiçi, skuadër kjo që shpreson shitjen e kosovarit për 11 milionë euro dhe t’i mbush arkat e klubit për shkak edhe të problemeve financiare. Nëse ekipi turk nuk arrin t’i siguroj paratë për transferimin e Rashicës, atëherë kosovari ka në tavolinë disa oferta tjera, si psh: Nga Barnli, e cila bën gara në Premier League sezonin e ri dhe nga Fenerbahçe, një tjetër ekip nga Turqia.
26-vjeçari këtë sezon me Gallatasarajn ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asiste. Ai shpreson që të shpallet kampion i Superligës së Turqisë me klubin e tij dhe të arrij suksesin më të madh në karrierë për momentin.