Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > AAK kërkon rishikim të buxhetit me rritje të pagave në sektorin publik
Lajme

AAK kërkon rishikim të buxhetit me rritje të pagave në sektorin publik

Published 11/05/2023
Share
SHARE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar rishikimin e buxhetit për vitin 2023, duke përfshirë në të edhe rritjen e pagave në sektorin publik, ndërsa ka ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati. Këtë kërkesë të kësaj partie opozitare e ka konfirmuar në një konferencë për media shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Sipas tij, ndërhyrja e qeverisë në strukturën e të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore ka qenë shumë e dëmshme në rrjedhat e zhvillimit në vend, duke i ngritur normat e tatimit në njërën anë, e në anën tjetër duke i bllokuar investimet kapitale.

“Vetëm për dy vjet qeverisje janë bllokuar rreth 500 milionë euro të investimeve kapitale, me çka është dëmtuar ekonomia e vendit për rreth 200 milionë euro si pasojë e inflacionit dhe vonesës se investimeve kapitale”, u shpreh ai.

Tahiri tha se gjendja e rëndë socio–ekonomike në vend, e krijuar nga niveli i lartë i inflacionit, rritja e çmimeve të konsumit, shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe vendimi për rritjen e tatimit në pronë, ka bërë që qytetarët të përballen me vështirësi të shumta.

- Advertisement -

Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik do të ishte zgjidhje që do të lehtësonte sado pak këtë situatë, pasi kjo është kërkesë e kohës.

“Kjo rritje do të duhej të ndodhte menjëherë me rishikimin buxhetor dhe kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit të përgjithshëm por edhe indirekt në rritjen e pagave në sektorin privat. Nëse ky veprim nuk ndodh menjëherë, Kosova rrezikon të zbrazet dhe të mbes pa shumë profesionistë të zotë”, u shpreh Tahiri.

Shefi  GP të AAK-së tha se kërkesë e grupit parlamentar të kësaj partie është që të sillet sa më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës rishikimi i buxhetit për vitin 2023 dhe të përfshihet në këtë rishikim rritja e pagave në sektorin publik.

KosPress Portal 11/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti
Lajme 19/05/2025
Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave
Sport 19/05/2025
Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin
Lajme 19/05/2025
Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025
Lajme

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses

19/05/2025
Lajme

Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?