I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar një takim mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të ashtuquajturit, shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Perkoviq, të hënën në Bruksel.
Ai ka thënë se me kryeministrin, Albin Kurti ka diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë, për çka ka thënë se presin normalizim të marrëdhënieve mes palëve.
Lajçak tha se gjatë ditës do te vizitojë edhe veriun, ndërsa për hapat tutje në dialog, të premten, do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, raporton RTKlive.
- Advertisement -
Takimi është paralajmëruar të fillojë nga ora 07:30. Nga BE e kanë konfirmuar se vizita e tij ka të bëjë me hapat e ardhshëm ne kuadër te dialogut i cili ndërmjetësohet nga BE.
Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë të premten edhe Serbinë.