Laura Fazliu nuk ka sigurar medalje në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit.
Në repesazh përkundër dominimit, një gabim i ka kushtuar me humbje nga xhudistja hungareze, Szofi Ozbas.
Paraprakisht ajo ka fituar tri luftëra, në kategorinë -63 kilogramë, me të cilat hyri në çerekfinale, ku është mposhtur nga xhudistja sllovene, Andreja Levski.
Kësisoji Fazliu është renditur e shtata në listën e xhudisteve më të mira në botë në kategorinë e saj.
- Advertisement -
Të premten garon Loriana Kuka (-78 kg).
Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, synon të bronztën
Xhudistja sllovene Andreja Levski, i ka prerë rrugën xhudistes kosovare, Laura Fazliu, në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit.
Fazliu është mposhtur në çerekfinale, duke humbur kështu rastin për më shumë sukses.
Kësisoji kosovares i mbetet të luftojë për të bronztën përmes repesazhit, ku do të ndeshet me xhudisten nga Hungaria, Szofi Ozbas.
- Advertisement -
Nadia Matchiko Guimendego, Iva Obertan dhe Ketleyn Quadros, ishin garueset të cilat Fazliu i kishte kaluar para se të pësonte në çerekfinale.