Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu deklaroi se ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, e përqendruar këtë herë kryesisht në Kongresin amerikan.
Gjatë intervistës në Këshillin Atlantik, ajo tha se do të marrë pjesë dhe do të jetë folëse mbi temën për ndryshimet klimatike.
Por ajo theksoi se takimet që ka pasur dhe do të jetë, tregojnë rëndësinë që ka për Kosovën, kjo aleancë me SHBA-në në këtë fazë dhe përgjatë historisë.
Presidentja theksoi e Kosova vazhdon të marrë mbështetje nga SHBA në shumë drejtime. “Ajo çfarë shikoni në media është kryesisht çështja e dialogut por marrëdhëniet tona janë shumë më të gjëra sesa çështja e dialogut Kosovë-Serbi”, u shpreh presidentja Osmani.
- Advertisement -
Ajo tha se mbështetja amerikane për Kosovën është si në aspektin ekonomik, zhvillimet politike, ngritjen e nivelit të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, mbështetjen diplomatike për arritjen më shumë njohjeve e sigurisht dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Sigurisht, ka gjithmonë vend për të bërë më shumë”, tha osmani, duke rikujtuar se çdo herë që shkon në Ëashington D.C, ka takime në Kongres, me të dy Dhomën dhe Senatin.
“Ata kanë rol të pazëvendësueshëm historik për tu siguruar që secila administratë të mbështesë Kosovën dhe Ballkanin perëndimor”, tha Osmani.
Në këtë rast ajo tha se është thelbësore në këtë situatë, roli i SHBA-së në rajon, derisa Rusia vazhdon të rrisë interesin e saj malinj për të destabilizuar Ballkanin perëndimor për shkak të qëllimit të saj për të destabilizuar vetë Evropën në tërësi.