Carlo Ancelotti përjetoi një tjetër mbrëmje magjike në karrierën e tij të shkëlqyer, barazoi Sir Alex Ferguson si trajneri me më shumë ndeshje në historinë e Champions League. Ndjesitë e teknikut italian pas barazimit 1-1 janë pozitive:
“Rezultati nuk përligj atë që dhamë në fushën e lojës, por na lë ndjesi pozitive, kemi shanse të mira për të kaluar në finale. Ata do të kenë avantazhin e fushës, por ne në transfertë dimë se si të jemi të rrezikshëm”, u shpreh Ancelotti i cili nuk nguroi as të thumbonte gjyqtarin e takimit:
“Arbitri ishte pak i kujdesshëm në administrimin e kartonëve. Në një gjysmëfinale duhet të jesh i kujdesshëm”, theksoi trajneri i Real Madrid. Ndryshe nga Ancelotti, Pep Guardiola shijon këtë barazim në “Bernabeu”: “Kur ne po luanim më mirë, ata na barazuan.
Kur ata po luanim më mirë, ne shënuam, por të tilla janë sfida gjysmëfinale. Në përgjithësi ishte një ndeshje e ekuilibruar, në disa momente ngjante me ndeshjen e një viti më parë. Të mërkurën kemi një finale në shtëpi, përballë publikut tonë”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes duke theksuar ndër të tjera se pret një ndeshje kthimi shumë të fortë.