Çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e dytë sa i takon kualifikimit në finale nga ndeshja gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” nuk ka nxjerrë fitues si dhe nuk ka vendosur asnjërën skuadër në pozicion më të mirë se sa tjetra për ndeshjen e dytë.
Në Madrid “mbretërit” edhe pse kanë avancuar, megjithatë nuk kanë qenë në gjendje ta ruajnë rezultatin, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat të barabartë 1-1.
Ka qenë Vinicius Junior në minutën e tridhjetë e gjashtë, që me një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës ka arritur që të gjejë rrjetën dhe t’i japë epërsinë Realit.
Me avantazhin minimal ka mbaruar edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë dukej se Real nuk do të mjaftohej me një gol, por megjithatë ka qenë radha e mysafirëve për të shënuar.
Në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, De Bruyne me një gjuajtje pothuaj të ngjashme sikur Junior dhe nga e njëjta pozitë ka çuar topin në rrjetën e Realit.
Pas barazimit, minutat e mbetur janë identifikuar me përpjekje të dyanshme për ta ndryshuar rezultatin, por pa sukses.
Në agjendën e ditës së nesërme është gjysmëfinalja tjetër, Milan-Inter.