Stefano Pioli ka thënë se nuk e shikon Inter-in favorit ndërsa i pyetur për grumbullimin e Leao-s pohoi se portugezi po bënte gjithçka për të qenë i pranishëm në fushë si protagonist.
Çfarë u keni thënë lojtarëve?
Shpresoj të kenë më shumë gëzim dhe besim pas fjalëve të mia pasi jemi në një rrugëtim të magjishëm në Champions. Nëse mendojmë prej ku e kemi nisur dhe ku duam të shkojmë them se duhet të lumturohemi.
Arbitri do të jetë i njëjti i takimit me Rio Aven-n, ndeshjen e parë që zhvilloi Milan-i pas rikthimit në kupat e Europës.
- Advertisement -
Është një koinçidencë e bukur, na shërben për të na kujtuar prej ku e kemi nisur.
Si është Leao?
Të dielën në mëngjes u futa në “google” për të kuptuar çfarë do të thoshte diagnoza që nxorrën mjekët (qesh). Sot ishte parashikuar që të bëntë sprinte në vijë të drejtë, nesër do të shikojmë si do të jetë. Nëse rikuperohet në kohë luan nga minuta e parë nëse jo nuk do të grumbullohet fare.
Çfarë ndeshje parashikoni nesër mbrëma?
Me Inter-in gjithmonë kemi zhvilluar takime të ekuilibruara, duke përjashtuar takimin e Superkupës ku ata ishin më mirë se ne. Ne duhet që të përgatitemi nesër për të kuptuar në kohë çfarë dueli do të na duhet të interpretojmë javën që vjen. Nuk mendoj se për momemtin ky derbi ka një favorit, them se do të duhet të jemi në maksimum nga ana mendore, fizike dhe morale. Skuadra është gati!