Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se aleatët e Kosovës dëshirojnë të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve m e Serbinë.
Duke shkruar një postim në Facebook, ai tha se tash është koha që Kosova të propozojë formalisht një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
“Kjo javë sheh shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, përfshirë edhe drejtorin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor”, shkroi diplomati britanik, transmeton Paparaci.
“Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Pra, tani është koha që Kosova të propozojë formalisht një draft-statut për një Asociacion, duke u ndërtuar mbi vizionin e përcaktuar nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE.
Përndryshe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi më 3 maj se e ka liruar nga detyra ekipin menaxhues për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
- Advertisement -
Sipas tij, ky ekip prezantoi punën e tij në Bruksel më 2 maj dhe se tashmë është pa status.
“Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković”, kishte shkruar Krasniqi në Facebook.
Ekipi menaxhues ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.