Real Madrid nuk del “duar bosh” as këtë sezon, suksesi në Kupën e Mbretit ishte detyrim për Carlo Ancelottin dhe të besuarit e tij. Sigurisht askush nuk dëshiron të ndalet këtu pasi në “valle” është sërish Champions League. Për të qetësuar disi ambientin, dhe mbi të gjitha për t’i dhënë besim trajneri Ancelotti ka menduar presidenti Florentino Perez.
Pas festës së titulli, Perez ka mbyllur një herë e mirë diskutimin mbi të ardhmen e trajnerit, i kërkuar me insistim nga përfaqësuesja e Brazilit:
“Nuk dua të dëgjoj më për këtë temë. Ai ka një kontratë dhe ne jemi të gjithë të lumtur”, u shpreh Perez pas suksesit në finale përballë Osasunas.