Manchester United e ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” u mposhtën nga West Ham United me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit anglez.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të kur realizoi Benrahma, pas një gabimi amatoresk nga David De Gea.
Më pas, Manchester United u orvat mjaft shumë për të realizuar golin e barazimit të paktën, por nuk e arriti dot.
- Advertisement -
Me këtë fitore, West Ham shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e 15-të, duke u larguar për shtatë pikë nga zona e rrezikshme.
Në anën tjetër, Manchester United mbetet i katërti me 63 pikë, një më pak se Liverpooli, por me një ndeshje më pak të luajtur.